20 Dhjetor 2016 - 23:56
Hoti ka thënë se Nisma pati përball makinerinë shtetërore të PDK-së, e cila sipas Hotit, e shihte si jetike fitoren në Drenas, për ta ruajtur si bastion të partisë.
“Ne hasëm me një makineri të organizuar shtetërore përball një vullneti të lirë të qytetarëve. PDK-ja e pa si diçka jetike për të ruajtur bastionin politik por ngjarjet e treguan se Drenasi më nuk është bastion i askujt. Ajo që ndodhi në Drenas solli shumë të mira. Qeveria lokale nuk mund të punojë më ‘shkel e shko’”, ka thënë Hoti.
Hoti ka thënë se PDK-ja gjatë fushatës kërkonte votën në Drenas, duke u arsyetuar se “Drenasin mund ta marrin të huajt”, duke aluduar në Nismën.
“Nuk kemi qenë të befasuar me makinerinë e PDK-së. PDK-ja që dilte te çajtoret në Drenas, duke e mbajtur një koncert tallave. U detyrua të përvjel mëngët. Ata e pranuan që Drenasi ishte i pazhvilluar. Ata e pranuan që investitorët kanë ikur nga Drenasi. Këta janë tregues që PDK-në e detyruam që të kërkojë votën shtëpi më të shtëpi deri në metodën më primitive: ‘Aman edhe kësaj here amani votën’, është për gjynah”, ka thënë Hoti.
“Thoshin votonani sepse Drenasin po e merr një i huaj. Kjo është metodë primitive”, ka thënë veç të tjerash Hoti.
“Nëse duan të bëjnë mexhë, mexhë le të bëjnë në Mitrovicë, le ta heqin murin, të mos bëjnë në Drenas”
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...