Kosova “bllokohet nga Serbia të zërë vend në AP–në e Këshillit të Europës”

20 Dhjetor 2016 - 23:02      

Shefja e delegacionit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës Aleksandra Gjuroviq thotë se pala serbe ia doli ta pengojë delegacionin e Kosovës të marrë pjesë në mbledhje, transmeton Koha.net.

Po kështu, sipas saj, delegacioni nga Kosova është penguar të propozojë dhe të nënshkruajë rezolutë në këtë organizëm të Këshillit të Europës.

Ajo, siç përcjell b92, ka sqaruar se delegacioni i Serbisë ka kërkuar nga kryetari Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Pedro Agramunte që propozimmemorandumi me të cilin Kosovës do t’i lejohej pjesëmarrja në mbledhje, të hiqet nga rendi i ditës të së AP-së të KE-së (16 dhjetor në Paris ) dhe se ky propozim është miratuar njëzëri dhe kështu Kosovës iu pamundësua pjesëmarrja .

“Edhe përkundër këtij vendimi, Shqipëria, Danimarka dhe Britania e Madhe kanë kërkuar që të votohet për memorandumin, 15 ishin kundër dhe vetëm 5 vende për”, ka thënë ajo e cila megjithatë ka shtuar se “lufta e Serbisë për interesat kombëtare nuk ka marrë fund”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...