20 Dhjetor 2016 - 21:26
Ata sot në Gjilan kanë improvizuar krismat dhe tymin e Aleppos me mjete piroteknike.
Ky është postimi i tifozëve në Facebook:
Pas një sezoni plot paraqitje, toure dhe perfomanca të shkëlqyera, tentuam ta mbyllim vitin duke u solidarizuar me viktimat e tmerrit që po shohim çdo ditë në Aleppo.
Si një objekt që përfaqson qytetin dëshiruam të shfaqim mesazhin #saveAleppo në gjysëm SahatKullën e qytetit,mirëpo në momentet e fundit nuk u lejua të zhvillohej iniciativa jonë nga organet e rendit me pretekstin banal se duhet të kërkojmë leje në drejtorinë e shërbimeve publike për të bërë një fotografi. Për të mos humbur efektin e qëllimit tonë nuk ngjallëm reagime të padëshirueshme dhe kësisoj atë që deshëm ta bëjmë ditën, u detyruam simbolikisht ta bëjmë natën , duke improvizuar krismat dhe tymin e Aleppos në mesin e qytetit.Ne konsiderojm se bota dhe njerëzit meritojnë paqen, kudo qofshin ata , prandaj bashkndjejmë me çdo vepër që merr jetë të pafajshme njerëzish,sepse dikur vetë jeta jonë cënohej në të njëjtën mënyrë.
#saveALEPPO
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...