Ç’optimizëm po i sjell Qeverisë ministrja Jevtiq [video]

20 Dhjetor 2016 - 19:25      

Ministrja e re serbe në kabinetin e Isa Mustafës, Mirjana Jevtiq, ka vazhduar ditën e saj të dytë në detyrë si e para e Ministrisë së Pushtetit Lokal, raporton KTV.

Ndryshe nga ministrat tjerë serbë, që po bojkotojnë punën, ajo ka dalë në zyrë, me ç’rast ka zhvilluar takime me ndërkombëtarët. Ajo e nisi punën një ditë më herët zyrtarisht, ndërsa të martën në zyrën e saj priti ambasadorin britanik në Kosovë, Ruairi o’ Conell.

Në Qeverinë e Kosovës janë shprehur të sigurt se Mirjana Jevtiq do të marrë pjesë edhe në mbledhje të Qeverisë, ndryshe nga ministrat aktualë serbë.

Jevtiq i ka bërë optimistë zyrtarët qeveritarë se shpejt Lista do t’i kthehet punës në institucione.
Zyrtarë brenda kabinetit qeveritar i kanë thënë televizionit se lista serbe shpejt do të kthehet në institucione dhe sipas tyre problemet nuk i kanë me qeverinë, por mes vete, meqë vetë lista është ndarë në disa grupe dhe nuk po arrijnë ta gjejnë pajtimin.

Këto çarje, sipas të njëjtëve zyrtarë, vijnë si rezultat i përgatitjeve të listës për zgjedhjet lokale të 2017-ës dhe po luftojnë se kush do të jenë kandidatë dhe nga cili krah, sidomos kur flitet për Graçanicën.

Ndërkohë, për kryetarin e grupit parlamentar të Listës Serbe Slavko Simiq, Jevtiq po e kryen punën e saj si ministre. Por, Simiq ka qenë kontradiktor duke mos treguar se kur do të kthehen deputetët në Kuvend, sepse nuk ka kushte politike, sipas tij.
Ministri Mariq është i dyti ministër serb që u shkarkua gjatë mandatit të Isa Mustafës.


Ç’optimizëm po i sjell Qeverisë ministrja Jevtiq by kohanet

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...