20 Dhjetor 2016 - 19:11
Limaj është përballur tri herë radhazi me drejtësinë me rastin Kleçka, ku akuzohej për krime lufte gjatë vitit 1999.
Vërtetimi i pafajësisë së tij, ka bërë që Limaj të kërkojë kompensim të dëmit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës me afër 7 milionë euro.
Avokati i Limajt në këtë rast, Tahir Rrecaj i ka thënë Kohavisionit se Limaj këtë kërkesë e ka bërë vetë, bazuar në kompensimin e dëmit për qëndrimin e paligjshëm në paraburgim dhe arrest shtëpiak.
“Kërkesa e Limajt për kompensimin e dëmit material është bërë para më shumë se dy muajsh në KGJK. Nëse ky këshill nuk e pranon këtë kërkesë ne do ta padisim gjykatën”, ka thënë Rrecaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...