20 Dhjetor 2016 - 19:07
Yll Rugova u shpreh se protesta do të vazhdojë derisa të zbardhet e vërteta për vdekjen e Astrit Deharit.
Sipas tij, kryekuvendari Kadri Veseli ka ofenduar qytetarët që nuk e ka marrë parasysh peticionin e nënshkruar prej rreth 24 mijë vetave me arsyetimin se peticioni nuk është dorëzuar në kryesi.
Ndërkaq, Besa Luzha përmendi faktin se u kanë dërguar letra organizmave ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut me shpresën se do të japin kontributin e tyre.
Sipas saj, ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, duhet të reflektojë sa më parë.
Në protestë ka qenë e pranishme edhe familja Dehari.
Protestuesit janë shprehur se nuk janë të kënaqur me raportet kundërthënëse për vdekjen e Astritit dhe kanë kërkuar hetim të pavarur dhe të shpejtë.
Shoqëria Civile që në mëngjesin e së martës kishte dërguar 120 zarfe për deputetët me kërkesat e qytetarëve për zbardhjen e rastit të Deharit, por për dy orë sa zgjati protesta zarfet nuk iu dorëzuan deputetëve nga administrata e Kuvendit.
E kjo sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, nënkupton kapjen e shtetit nga partitë politike.
“Qytetarët të ofenduar pse Kuvendi s’e ka marrë... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...