20 Dhjetor 2016 - 19:02
Rreth 70 deputetë morën pjesë në seancë e gjatë debatit nuk qëndruan vazhdimisht në sallë.
Seanca e jashtëzakonshme u thirr pas mbledhjes së nënshkrimeve nga deputetët e partive shumicë, ani pse një e tillë kërkohej nga më shumë se 20 mijë qytetarë përmes peticionit.
U tha se kjo ishte arsyeja kryesore pse pushteti u ngut të mbledhë këto nënshkrime pikërisht për të shmangur seancën sipas peticionit, meqenëse aty kërkohej edhe përgjegjësi morale e ligjore për ministra e përgjegjës të burgjeve në Kosovë.
Iniciuesit e debatit kërkuan që deputetët të përmbahen nga akuzat, por ishte pikërisht kjo akuza e tyre drejtuar Vetëvendosjes, se po dëshiron të përfitoj nga rasti tragjik. Akuzat për pushtetin nuk munguan nga partitë opozitare.
Ministrja e Drejtësisë, së cilës po i kërkohet dorëheqja nuk e përmendi këtë në fjalimin e saj pos që tregoi hapat që ka ndërmarrë pas vdekjes së Deharit muajin e kaluar. Dhurata Hoxha tha se nuk është deklaruar për rastin për të mos ndërhyrë në drejtësi por e harroi këtë kur tregoi se i ka kërkuar kryeprokurorit Sylë Hoxha që të marrë parasysh gjatë hetimit edhe raportin e ekspertëve të pavarur.
Deputetët vazhdojnë të insistojnë në hetim të pavarur.
Pas më shumë se 6 orë debat, Kuvendi miratoi rekomandimin e partive në pushtet e jo projekt rezolutën e opozitës, që ishte teksti i njëjtë i peticionit të qytetarëve.
Krejt çfarë u tha dhe u bë sot në Kuvend për... by kohanet
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...