Tryezë për sigurimet shëndetësore dhe shëndetin riprodhues

20 Dhjetor 2016 - 17:13      

Organizuar nga Koalicioni i organizatave joqeveritare K-10 dhe mbështetur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara -UNFPA, Zyra në Kosovë, sot në Prishtinë u mbajt tryezë e rrumbullakët me temën: Pakoja bazike e sigurimeve shëndetësore dhe shëndeti riprodhues, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Kryeshefi Ekzekutiv i AFSH-së (UD), Arsim Qavdarbasha shpjegoi aspekte të Ligjit për Sigurimin Shëndetësor në Kosovë.
Ai tha se zbatimi i Ligjit fillon me mbledhjen e premiumeve si hap i parë dhe se është koha që të fillohet me këtë hap, me që Kosova është i vetmi vend në Evropë që nuk ka sigurime shëndetësore. Pas shpjegimit të parimeve të LSSH, ai tha se të gjithë banorët në Republikën e Kosovës, duhet të kenë sigurim shëndetësor të obliguar.

Në këtë tryezë, me pikëpamjet e tyre rreth skemës së sigurimeve shëndetësore janë paraqitur edhe kryetari i FSSHK-së Blerim Syla dhe deputetja e Vetëvendosjes Besa Baftiu, të cilët janë shprehur në favor të shtyrjes së fillimit të sigurimeve shëndetësore.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Financave , Agim Krasniqi, tha se implementimi i ligjit ka fazat e saj dhe se Qeveria ka marrë obligim që ta mbajë buxhetin aktual dhe t'i shoh mundësitë edhe për rritjen e tij.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...