20 Dhjetor 2016 - 17:01
Gjatë takimit, u bisedua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, për bashkëpunimin në politikën e jashtme si dhe për mbështetjen e mëtejme të Shqipërisë për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Mustafa, siç thotë kumtesa, foli për progresin e Kosovës në politikën e jashtme, duke veçuar të arriturat në fushën e integrimeve, hapjen e kapitullit të ri të bashkëpunimit me NATO-n, anëtarësimin në organizata të ndryshme politike, sportive, rajonale e ndërkombëtare.
“Tani, një fokus i veçantë do t’i kushtohet diplomacisë ekonomike dhe angazhimit për forcimin e shkëmbimeve ekonomike si dhe tërheqjen e investimeve të huaja të cilat do të mundësohen edhe nga Ligji për Investime Strategjike”, tha Mustafa.
Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, vlerësoi të arriturat e Kosovës në politikën e jashtme, duke shprehur përkrahjen e mëtejme të Shqipërisë në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Bushati foli edhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet diplomacive të dy vendeve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...