Foto: Koha

Miratohet rekomandimi i PDK-së për rastin Dehari

20 Dhjetor 2016 - 15:57      

Pas një debati disa orësh rreth rastit Dehari, Kuvendi i Kosovës ka aprovuar rekomandimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, ku ndër të tjera thuhet se nëse familja kërkon hetim të vdekjes së Astrit Deharit jashtë vendit, atëherë Qeveria e Kosovës duhet t’ia mundësojë këtë duke hequr edhe shpenzimet.

Ky rekomandim u miratua me 49 vota për, 13 abstenime dhe asnjë kundër, transmeton Koha.net.

Në ndërkohë është votuar edhe një projekt-rezolutë e propozuar nga OJQ-të dhe u procedua nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila nuk mori numër të mjaftueshëm votash.

Në seancën e jashtëzakonshme për rastin e Astrit Deharit, me iniciativën e PDK-së, në Kuvendin e Republikës së Kosovës është votuar rekomandimi, ku familjes Dehari, në rast të dyshimeve në ekspertizat e institucioneve përgjegjëse, mund të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që të bëjë ekspertiza shtesë edhe jashtë vendit, nga cilido vend i BE-së dhe SHBA-së që ajo dëshiron.

Më këtë rast, Qeveria e Kosovës duhet t’i mbulojë tërësisht shpenzimet për çdo ekspertizë shtesë.

Ky është projekt rekomandimi i PDK-së:

1.Kuvendi i Republikës së Kosovës me qëllim të mbrojtjes së Kushtetutës dhe vlerave kushtetuese të Republikës së Kosovës edhe një herë shpreh përkushtimin e vet, që në Republikën e Kosovës të gjithë të jenë të barabartë para ligjit dhe që secili individ të gëzojë të drejtën për jetë.

2.Vdekja e shtetasit të Republikës së Kosovës, Astrit Dehari, në burgun e Prizrenit, e cila ka sjellë reagime deri në politizim të skajshëm, duhet të zbardhet në mënyrë transparente dhe të mos i lihet hapësirë manipulimeve politike.

3.Kuvendi fton të gjitha institucionet përgjegjëse që t’i marrin masat e duhura, në kuadër të kompetencave ligjore dhe të mos lënë asnjë pikë dyshimi në këtë rast.

4.Familja Dehari, në rast të dyshimeve në ekspertizat e institucioneve përgjegjëse, mund të kërkojë nga Qeveria e Kosovës që të bëjë ekspertiza shtesë edhe jashtë vendit, nga cilido vend i BE-së dhe SHBA-së që ajo dëshiron. Më këtë rast, Qeveria e Kosovës duhet t’i mbulojë tërësisht shpenzimet për çdo ekspertizë shtesë.

Lëvizja Vetëvendosje propozoi një projekt-rezolutë e cila nuk kaloi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...