Foto: Koha / arkiv

Ymeri: Deputetët s’janë të interesuar të kërkojnë drejtësi për Astritin

20 Dhjetor 2016 - 15:24      

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në seancën e jashtëzakonshme për vdekjen e Astrit Deharit, ka akuzuar Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës, se më shumë kanë qenë të angazhuara për propagandën mediale se sa në zbardhjen e rastit.

“Përgjegjësia e shtetit është e pashmangshme. Deputetët nuk janë të interesuar për të kërkuar drejtësi për Astritin. Kjo për shkak se Kadri Veseli po kontrollon edhe Kuvendin, dhe për këtë arsye po pengon një seancë të kërkuar sipas shoqërisë civile”, ka thënë ai, raporton KP.

Ai ka thënë se familja Behari vazhdimisht ka insistuar që të ketë drejtësi, e cila nga krerët politik transmetohet si përfitim i VV, por gabojnë sepse me drejtësi përfitojnë qytetarët e Kosovës, përveç klanit Pronto, i cili i frikësohet drejtësisë.

“Shumë vonë kanë dal në sipërfaqe, vepra e Kadri Veselit shumë vonë ka dal në publik edhe pse vepra e tij është që nga viti 1999”, tha Ymeri.

Sipas tij, raporti i autopsisë nuk e përmend termin vetëvrasje por është keqpërdorur nga Sylë Hoxha. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...