Kurteshi: Vetëm hetimi i pavarur heq dyshimet për lidhjen e shtetit me vdekjen e Deharit

20 Dhjetor 2016 - 14:08      

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Ismail Kurteshi, ka thënë se nëse shteti dëshiron që të heq dyshimet për lidhje të mundshme me vdekjen e Astrit Deharit, atëherë le të lejojë hetim të pavarur ndërkombëtar.

“Vetëm aprovimi me kohë i kërkesës së familjes dhe qytetarëve për hetim të pavarur do të hiqte dyshimet për lidhjen e shtetit me këtë rast”, tha Kurteshi, raporton KP.

Sipas tij, nëse nuk zbardhet e vërteta për vdekjen e Deharit, shteti përveç se e merr barrën e përgjegjësisë për vdekjen e tij në burg, ai ngarkohet edhe me barrën se është organizatori i vdekjes së Astritit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...