20 Dhjetor 2016 - 13:50
Gjatë takimit, Gjetaj prezantoi angazhimin e Komisionit, të arriturat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet kompetente, në përpjekjen për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes të të gjithë personave të zhdukur.
Me këtë rast, zëvendëskryeministri Kelmendi shprehu përkushtimin dhe gatishmërinë për përkrahje të mëtejmë të këtij procesi.
“Është kohë e gjatë për familjarët, sepse shpresa e familjarëve nuk zhduket përderisa nuk i gjejnë personat e tyre më të dashur. Nuk është e lehtë të kalojnë kaq shumë vite dhe të mos dinë për familjarët e tyre”, tha Kelmendi.
Po ashtu, gjatë takimit u diskutua edhe mbi mundësitë e përkrahjes së iniciativave të familjeve dhe shoqatave familjare të personave të zhdukur, duke u prezantuar edhe rasti i angazhimit të “Grave të Krushës së Madhe”, ku siç u përmend nga zëvendëskryeministri Kelmendi, ai personalisht ka qenë në mbështetje të punës së tyre.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...