20 Dhjetor 2016 - 13:44
Në këtë konferencë është prezantuar edhe raporti i të dalave si dhe diskutimi i raportit vlerësues mbi përkrahjen dhe mbështetjen e fëmijëve në Kosovë si dhe mbështetja e asambleve komunale të fëmijëve në Kosovë.
“Qëllimi ynë ka qenë që të përçojmë mesazhin tek institucionet dhe opinioni i gjerë për diskriminimin dhe mospërfshirjen e fëmijëve në vendimmarrje. Ne mendojmë se fëmijët duhet të jenë më shumë të përfshirë në vendimmarrje kualitative në Kosovë, prandaj ne jemi koncentruar në fuqizimin e mekanizmave që fëmijët të ngrisin zërin edhe të fuqizojmë rolin e tyre në vendimmarrje. Aktivitet tona do vazhdojnë me monitorimin dhe publikimin e rasteve të mos zbatimit të drejtave të fëmijëve në Kosovë”, thotë Vlora Latifi, koordinatore e projektit nga OJQ “Syri i Vizionit”.
Drejtori i Qendrës për punë sociale në Prishtinë, Vehbi Mujku, ka thënë se, “Institucionet duhet bëjnë më shumë dhe të jenë më përgjegjëse sa i përket përfshirjes së fëmijëve në vendimmarrje dhe krijimin e mundësive dhe kushteve që fëmijët të gëzojnë të drejtat që ju takojnë, dhe për këtë të gjithë jemi përgjegjës”.
Të ftuar në këtë konferencë ishin të gjitha institucionet lokale dhe qendrore që për mandat kanë mbrojtjen e fëmijëve dhe qeverisjen më të drejtat e tyre duke përfshi Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Zyra për Qeverisje të Mirë, Policia e Kosovës, përfaqësues të institucioneve lokale të komunave Pejë, Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Gjakovë dhe Klinë, duke përfshi zyrtarë të arsimit dhe të qendrave sociale, koordinatorë të drejtave të njeriut, Asociacioni i Komunave të Kosovës, përfaqësues të Asambleve të Fëmijëve, grupi ROR, si dhe shoqëria civile, të cilat kanë për mandat mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë.
“Mirëpo, ashtu si në raport edhe sot në këtë konferencë u theksua dhe u vu re mungesa e përgjegjësisë së disa prej institucioneve kyçe, si nga niveli lokal po ashtu edhe nga ai qendror”, thuhet në komunikatën për media nga “Syri i Vizionit”.
Kjo konferencë është realizuar në kuadër të projektit “Qeverisja me të drejtat e fëmijëve” që po implementohet nga organizatat partnere “Syri i Vizionit” dhe “Save the Children Kosova”, të cilat për vite me radhë në kuadër të këtij projekti janë duke mbështetur fuqizimin e rolit të fëmijëve në proceset vendimmarrëse, duke fuqizuar edhe rolin e asambleve komunale të fëmijëve të komunave Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Gjakovë, Klinë dhe Pejë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...