Foto: Koha / ilustrim

Bie përdorimi i duhanit në mesin e nxënësve në Kosovë

20 Dhjetor 2016 - 13:39      

Konsumimi i duhanit në mesin e të rinjve të moshës 13-15 vjeçare ka rënë nga 6.7 % sa ishte në mesin e të rinjve të moshës 13-15 vjeçe më 2004, në 4.4 %, në 2016, derisa duhan-pirja pasive prej 84 % sa ishte në mesin e kësaj kategorie në ambiente të mbyllura më 2004, ka rënë në 43.8 % më 2016.

Ndërkohë, 94.3 % e nxënësve të kësaj grupmoshe favorizojnë ndalimin e duhanit në hapësira të mbyllura publike.

Kështu u bë e ditur sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike ku u bë prezantimi i rezultateve të Hulumtimit Gjithpërfshirës lidhur me duhanpirjen në mesin e të rinjve (GYTS II), i kryer nga IKSHP, me mbështetjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Qendrës për Kontroll të Sëmundjeve (SDC) me seli në Atlanta të SHBA-së.

GYTS është një standard global për monitorimin sistematik për përdorimin e duhanit tek të rinjtë dhe për të përcjellë treguesit kryesor të kontrollit të duhanit.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se me gjithë rezultatet pozitive, shifra prej 8.8 % e nxënësve që kanë përdorur produkte të duhanit në kohën e anketimit, tregon për një dimension dhe hapësirë ku duhet të intervenohet, sepse, Ligji për Kontrollin e Duhanit, synon para së gjithash që të mbrojë të gjitha gjeneratat, por në veçanti gjeneratat e reja, nga pasojat shkatërruese të duhan-pirjes.

“Për këtë qëllim, javën që shkoi, diskutimet për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit dhe uljen e prevalencës së duhanpirjes i kemi ngritur në nivelin më të lartë të Qeverisë së vendit, duke kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejt nga të gjitha autoritetet zbatuese, qendrore dhe lokale, që të përmbushin obligimet për zbatimin e Ligjit për Kontrollin e Duhanit. Dhe, me që për fokus hulumtimi dhe diskutimi i sotëm ka të rinjtë, Ministria e Shëndetësisë bashkë me ministritë e tjera, sektorin jo-qveritar dhe Zyrën e OBSH-së në Kosovë, ka krijuar Kornizën e Programit Kosovar për Kontrollin e Duhanit, me qëllim që problemin e duhanpirjes ta adresojmë edhe prej dimesnionit të ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe edukimit shëndetësor, si një nga hallkat e rëndësishme në uljen e prevalencës, krahas aktiviteteve të tjera inspektuese, monitoruese dhe masave ndëshkuese që i parasheh ligji. Ky program, do të jetë gati në pjesën e parë të vitit 2017”, tha Rrahmani.

Drejtori ekzekutiv i IKSHP-së, Naser Ramadani, tha se duhani është një faktor i riskut të lartë sidomos për shkaktimin e sëmundjeve të kancerit të mushkërive, sëmundjeve të tjera të traktit respirator dhe sistemit kardiovaskular. Për këtë qëllim, GYTS II, theksoi ai, është një instrument i mirë për të bërë matjen e prevalencës së duhan-pirjes në mesin e të rinjve dhe për të ndërmarrë masa për fuqizimin e kontrollit të duhanit.

Shefi i OBSH-së në Kosovë, dr. Skënder Syla, duke nënvizuar rezultatet e hulumtimit që në shumicën e të gjeturave janë inkurajuese, tha se Ligji për Kontrollin e Duhanit në Kosovë duhet të zbatohet pa asnjë alternativë, si mjeti më i mirë për uljen e prevalencës së duhan-pirjes.

“E kemi thënë në fillim kur ligji ka hyrë në fuqi që ky nuk do të jetë një sprint, por një maratonë, ndërsa ne jemi në kilometrin e katërt të saj...”, tha ai.

Rezultatet e GYTS II, që është realizuar me 5031 nxënës të klasave 7, 8 dhe 9, i kryer në shkallë vendi, i ka prezantuar profesoresha Merita Berisha (IKSHP), duke shpalosur faktet rreth përdorimit të duhanit, sistemet e shpërndarjes nikotinë elektronike, duhan-pirjes pasive, qasjes dhe disponueshmërisë, mediave dhe duhanit dhe njohurive të përgjithshme dhe qëndrimeve rreth duhanit.

Rezultatet e GYTS II janë krahasuar me ato të GYTS I, që në Kosovë është realizuar për herë të parë në vitin 2004.

Në diskutimet e zhvilluara u theksua se përgjysmimi i nivelit të ekspozimit në duhan-pirje pasive dhe rritja e shkallës së njohurive rreth duhan-pirjes, ku 94. 3%të nxënësve favorizojnë ndalimin e duhanit brenda vendeve të mbyllura publike, janë rezultate inkurajuese që duhet të përcillen me masa fuqizuese, në mënyrë që duhan-pirja të bie edhe më tej në Kosovë, që është edhe një nga synimet e Ligjit për Kontrollin e Duhanit. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...