Foto: Koha

MMPH kërkon nga MAPL të marrë masa për mbrojtjen e ajrit

20 Dhjetor 2016 - 13:06      

Duke u bazuar në gjendjen e ditëve të fundit të cilësisë së ajrit dhe shqetësimit të popullatës për këtë, në tërë territorin e Kosovës, me theks të veçantë në Prishtinë, MMPH i ka bërë kërkesë edhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal që të angazhohet dhe të kërkojë nga komunat që në këto raste të përgatisin Planin afatshkurtër të veprimit, në të cilin duhet të parashihen masa efektive të kontrollit dhe ku është e nevojshme, të ndalojë veprimtaritë të cilat shkaktojnë rrezik të tejkalimit të vlerave kufitare të cilësisë së ajrit ose pragut të alarmit.

Plani afatshkurtër i veprimit duhet të përfshijë masa lidhur me: qarkullimin e mjeteve motorike, ngrohjen në amvisëri, biznese dhe në shërbime tjera, me qëllim të zvogëlimit të shkallës së ndotjes së ajrit.

MMPH është bindur së vetëm më një angazhim të përbashkët të të gjithë akterëve mund të arrihen rezultat në përmirësimin e cilësisë së ajrit në Kosovë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...