
20 Dhjetor 2016 - 12:04

“Ndonëse sot në mëngjes 120 zarfe me tekstin e peticionit u janë dërguar deputetëve, janë protokolluar sipas procedurave dhe është dashtë të jenë në kutitë e deputetëve, ato nuk u dorëzuan sipas procedurës. Turp. Kapja e çdo pore të shtetit nuk duhet të tolerohet”, ka shkruar Luzha në Facebook.

Luzha ka thënë se shpreson që “ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, të reflektojë dhe të thotë se institucioni që unë e drejtoj ka dështuar”.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha më parë se i ka ardhur një kërkesë nga Administrata që t’u shpërndahen disa zarfe deputetëve, por theksoi se kërkesa është e panënshkruar dhe si e tillë nuk mund të realizohet.
Ja shkresa qe iu dergua Kuvendit:
"I/e nderuar deputet,
Me këtë shkresë, ne grupi i shoqërise civile, ripërsërisim kërkesën tonë drejtuar Kuvendit të Kosovës për të shqyrtuar kërkesat e 23,774 qytetarëve të Republikës së Kosovës të shprehur përmes Peticionit ‘Drejtësi për Astritin’. Ky peticion, padrejtësisht, në shkelje të rëndë të kushtetutës dhe të të drejtës së qytetarëve në vendimarrje, nuk u trajtua nga institucionet e Republikës në shpërfillje të plotë të të gjitha procedurave dhe praktikës parlamentare edhe pse komisioni parlamentar përkatës dha rekomandimin që Kryesia e Kuvendit të vendosë për thirrjen e seancës sipas kërkesës së parashtruar.
Në këto kushte, përmes kësaj letre kërkojmë që ju si deputetë në respekt të kushtetueshmërisë dhe të betimit tuaj, t'i trajtoni seriozisht kërkesat e mijëra qytetarëve teë nënshkruar në peticion dhe që këto kërkesa të dalin si Rezolutë nga seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Republikes Kosovës që do të mbahet me 20.12.2016.
Kërkesat tona dhe të 23,774 qytetarëve te Republikes së Kosovës janë si më poshtë:
1. Hetim i pavarur dhe transparent per rastin e vdekjes se Astrit Deharit ne burgun e Prizrenit
2. Dorëheqjen e udhëheqësve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për mosgatishmërinë morale e ligjore për të kërkuar dhe dhënë përgjegjesi per vdekjen e Astrit Deharit.
3. Fillimin e menjëhershëm të ndjekjes penale të përgjegjësve që dështuan të garantojnë sigurinë e jetës së Astritit në institucionet e shtetit dhe shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës në tërë zinxhirin hierarkik për mos trajtimin dinjitoz të Astritit në qendrën e paraburgimit edhe pas vdekjes së tij.
Urojmë që të veproni sipas mandatit dhe detyrës që e keni.
Me respekt,
Grupi i Shoqërise Civile"
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...