Maqedonia drejt një krize të thellë

20 Dhjetor 2016 - 11:57      

Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit në Maqedoni vazhdon të mbretërojë kaosi rreth formimit të institucioneve të reja demokratike.

Njëra nga mundësitë është formimi i një qeverie të dobët mes VMRO-së dhe BDI-së, ndërsa varianti më i rrezikshëm është mosnjohja e rezultateve.

Xhelal Neziri, drejtues i Qendrës për Gazetari Hulumtuese SCOOP, vlerëson se vendi po hyn në një krizë edhe më të thellë. Kjo, siç thotë, veçanërisht pas qëndrimit të shprehur nga ana e kryetarit të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, se nuk do të njeh rezultatin e dalë nga rivotimi nëse këtë e mundëson Gjykata Administrative.

Neziri në këtë drejtim nuk përjashton mundësinë që Gruevski të mos certifikojë mandatet për deputetë të partisë së tij dhe të bojkotojë punën e Kuvendit.

“VMRO DPMNE dhe Gruevski dëshiron të dërgojë një sinjal se çdo qeveri që do të përbëhej pa VMRO DMNE-në do të ishte një qeveri jo stabile pasi me mos njohjen e institucioneve kjo parti dëshiron që aktivitetin e saj kryesor ta zhvendos në rrugë pra konflikte që do të shkaktonin ato protesta”.

Mendoj se zgjedhjet në vend se të paraqisninzgjidhje tëkrizës ata po shëndërohen në një derë për futje të një faze të re të krizës në të cilën për një kohë të gjatë ndodhet Maqedonia” thotë Neziri për Rel.

Për të gjithë njohësit e çështjeve politike si opsione më të realizueshme mbetet varianti I formimit të një qeverie të zgjeruar ku do të përfshiheshin të gjitha subjektet politike me një marrëveshje paraprakisht të arritur rreth obligimeve që duhet të realizojë ajo përbërje qeveritare.

Varianti i dytë shihet mundësia e krijimit të një qeverie në nivel ekspertësh e cila do të ketë për detyrë ta përgatis vendin për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato lokalet që pritet të realizohen në pranverë të vitit të ardhshëm.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...