Foto: Koha

Vetëm 14 % e të anketuarve thonë kanë dhënë ryshfet në dogana

20 Dhjetor 2016 - 11:44      

Sipas një hulumtimi të nxjerrë nga UNDP në bashkëpunim me Doganat e Kosovës, kjo e fundit ka arritur sukses gjatë vitit 2016 në kryerjen e punës me disa përjashtme të vogla.

Nga 200 respondentë, sa janë anketuar të cilët kanë qenë klientë të doganave në Kosovë, 86 për qind e tyre kanë deklaruar se nuk kanë dhënë ryshfet për kryerjen e punëve në këtë institucion.

Zëvendëspërfaqësuesja e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo, tha se përmes këtij raporti është arritur të kuptohet sa e percepton publiku që ka korrupsion në Doganë.

“Hulumtimi jonë ka qenë shumë i vogël po që ka pas për synim 200 të anketuar, kemi pyetur njerëzit mbi eksportin, importin, procedurat do të thotë doganore dhe mbi shpedicionet dhe mbi perceptimin e korrupsionit i cili zakonisht ndikohet për shkak të ndërlikimit ë procedurave apo si manifestohet tek njerëzit. Disa nga njerëzit kanë thënë që asnjëherë nuk u ka shkuar mendja, disa nga ta kanë thënë se po kanë bërë një gjë të tillë. Pa hyrë më tepër në detaje më lejoni t’iu them që një shumicë e madhe afër 86 për qind nuk kanë dhënë ryshfet për doganën. Një gjë që e kam mësuar kur erdha në Kosovë është se lajmet zakonisht bëhen të vjetruara shumë shpejt dhe perceptimi i publikut është më i ndërlikuar për shkak se gjithmonë ka diçka të re”, tha ajo.

Kurse, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Doganave të Kosovës, Fahri Gashi, tha se gjatë vitit 2016 institucioni që ai e drejton ka pranuar një numër të raportimeve për shkelje të ndryshme të procedurave doganore për çka u shpreh se janë ngritur edhe kallëzime penale.

“Njësitet e brendshme gjatë periudhës janar-dhjetor 2016 kam pranuar 47 informata të ndryshme prej kanaleve të ndryshme lidhur me shkeljet e ndryshme të procedurave ose kodit të mirësjelljes ku 11 prej këtyre informatave janë pranuar përmes linjës ‘online’. Vetëm gjatë këtij viti zyrtarët e hetimeve nga Dogana kanë trajtuar 8 raste të zyrtarëve në hetime penale, janë iniciuar 22 raste disiplinore me gjithsej 34 zyrtarë në procedurë. Komisioni Disiplinor ka shqiptuar 21 masa disiplinore ndërsa në nivelin lokal janë trajtuar 9 raste dhe janë shqiptuar 11 masa disiplinore ndaj 11 zyrtarëve”, tha Gashi.

Kurse, zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Agim Krasniqi, tha se ky është raporti i parë i besueshëm i cili del direkt nga puna në Doganë.

“Ky hulumtim edhe ky raport që po prezantohet sot për çka edhe po i falënderoj edh një herë në emrin tim dhe të ministrit zyrën e UNDP-së për realizimin e tij, USAID-in për mbështetje financiare që hulumton për herë të parë nivelin e korrupsionit me klientë drejtë për drejtë të doganës që kanë punë të përditshme me Doganën e Kosovës. Qeveria e Kosovës dhe ministria e Financave në planin e saj qeverisës kanë objektiv kryesor luftën kundër dukurive negative dhe korrupsionit në çdo institucion dhe çdo nivel të qeverisë në këtë rast edhe dikasteret që janë nën menaxhimin e MF-së”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se mision i qeverisë dhe ministrisë që ai e përfaqëson është luftimi i korrupsionit dhe dukurive tjera negative, gjë që është shprehur se të gjitha institucionet e vendit po punojnë në këtë drejtim.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...