
20 Dhjetor 2016 - 11:25
Bazuar në matjet e realizuara nga Institutit Hidrometerorologjik i Kosovës, nga analiza e rezultateve të fituara nga monitorimi automatik i cilësisë se ajrit është vërejte së gjatë ditëve të fundit janë paraqitur tejkalime të vlerave kufitare ditore me PM10, transmeton Koha.net. Vlera kufitare ditore e lejuar për mbrojtjen e shëndetit të njeriut është 50 ug/m3, ndërsa gjate këtyre ditëve vlera maksimale e mesatares ditore është shënuar me date 19.12.2016, e cila ka arritur në vlerën 168.3ug/m3 , kjo është edhe vlera më e lartë e arritur gjatë këtij viti, shih grafikonin në vazhdim.

Përqendrime të larta janë paraqitur edhe me ndotësin PM2.5 i cili ka arrite vlerën maksimale e mesatares ditore po të njëjtën ditë dhe në të njëjtin lokacion, nga ku arrin vlerën në 156.11µg/m3.
Kontribues të kësaj gjendje janë jo vetëm faktorët ndotës në cilësinë e ajrit që tani janë të njohur, por edhe kushte jo të favorshme meteorologjikë të cilët kanë ndikuar që të kemi këtë gjendje jo të mirë të cilësisë së ajrit, gjatë kësaj periudhe kemi pasur: erë 0.0 m/s, temperaturë -100C, lagështia 98% dhe shtypja atmosferike 959.1mb. Të gjithë këta parametra kanë ndikuar që të kemi cilësi të ajrit jo të mirë.
Shënim: # Vlerësimi i përqendrimit të grimcave PM 2.5 në përputhshmëri me standardet e kualitetit të ajrit bëhet duke u bazuar ne vlerën vjetore.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...