Foto: Koha

Hoxha: Astrit Deharit ia kemi borxh besimin në institucione

20 Dhjetor 2016 - 11:06      

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka folur para deputetëve në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, në qendrën e paraburgimit në Prizren.

Ajo ka thënë se ministria që ajo udhëheq ka ndërmarr të gjitha hapat për të ardhur deri tek një raport i paanshëm dhe i saktë në lidhje me vdekjen e tij.

Ministrja Hoxha tha se me t’u konstatuar se ka pasur lëshime në zinxhirin komandues në këtë rast, janë ndërmarr edhe masat ligjore ndaj disa punonjësve të burgut të Prizrenit, duke i suspenduar nga puna disa prej tyre.

Ajo tha se besimi në institucionet tona është më e pakta që mund të bëjmë sot, “dhe besoj se këtë ia kemi borxh edhe Astrit Deharit”.

Ministrja e Drejtësisë bëri thirrje në fund ndaj të gjithëve që të mos tentojnë të përfitojnë nga kjo tragjedi në çfarëdo forme.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...