Foto: Koha

Beqiri: Drejtësi për gjitha vrasjet e pazbardhura, jo vetëm për Astrit Deharin

20 Dhjetor 2016 - 10:42      

Shefi i GP të LDK-së, Ismet Beqiri, në emër të LDK-së, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Astrit Deharit.

“Ne, që nga momenti i vdekjes së të riut Dehari, kemi qenë të interesuar që të zbardhet vdekja e tij. Në asnjë rrethanë nuk kemi qenë që të marrim rolin e mjekut, hetuesit e gjykatësit, gjë që s’na takon. Duhet t’i besojmë institucioneve tona”, ka thënë Beqiri.

Ai tha se fatkeqësisht është abuzuar me këtë rast tragjik në forma të ndryshme.

“Askush nga ne duhet të shfrytëzojë raste të tilla të rënda, për çfarëdo përfitimi, çoftë edhe nëse duket si përfitim politik. Ne si LDK duhet ta themi qartë se në asnjë rrethanë nuk duhet politizuar rasti i vdekjes së të riut Astrit Dehari, në asnjë rast nuk duhet linçuar njerëz. Kjo është bërë në raste të caktuara nga Lëvizja Vetëvendosje”, theksoi Beqiri, raporton Koha.net.

Shefi i GP të LDK-së tha se këtë rast duhet t’ia lëmë organeve kompetente dhe të mos e trajtojmë si rast partiak.

Ndërkaq, ai tha se drejtësi duhet kërkuar për të gjitha vdekjet e pazbardhura deri më sot.

“Ne e dimë se kush ka dashur ta vrajë Ibrahim Rugovën e zyrtarë tjerë të LDK-së, por për këtë kërkojmë që të merren organet e drejtësisë. Kërkojmë të dimë edhe kush po e sulmon eskortën e Kryeministrit, kush po i sulmon institucionet, kush po i djeg veturat... por s’dua t përmend parti politike. Por, ju siguroj se nuk po krahasoj, por po kërkoj zbardhjen e të gjitha vrasjeve që hyjnë në domenin e institucioneve shtetërore”, potencoi Beqiri.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...