
20 Dhjetor 2016 - 10:17
Kjo është protesta e tretë e organizuar nga shoqëria civile, e cila kërkon përgjegjësi për reagimin/përgënjeshtrimin e deklaratës të Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili thotë se peticioni me nënshkrimet e qytetarëve “Drejtësi për Astritin”, nuk adresohet për Kryesinë dhe për mbajtjen e një seance parlamentare.
Ylli Rugova ka thënë se seanca e sotme nuk është ajo që është kërkuar nga qytetarët.
Sipas tij, seanca po mbahet kundër Astritit dhe qytetarëve që kanë nënshkruar peticionin.
"Ne kërkojmë që të shtohen edhe kërkim falja për ofendimin e madh që ka ndodhur sot", ka thënë Rugova.
Ai ka theksuar se grupi i qytetarëve ka dërguar 120 letra në kuvend për deputetët që të merren parasysh kërkesat e qytetarëve
Ata kërkojnë hetim të pavarur dhe transparent për rastin, dorëheqjen e udhëheqësve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për mosgatishmërinë morale e ligjore për të kërkuar dhe dhënë përgjegjësi.
Shoqëria civile gjithashtu kërkon fillimin e menjëhershëm të ndjekjes penale të përgjegjësve që dështuan të garantojnë sigurinë e jetës së Astritit në institucionet e shtetit dhe shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës në tërë zinxhirin hierarkik për mostrajtimin dinjitoz të Astritit në qendrën e paraburgimit edhe pas vdekjes së tij.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...