
20 Dhjetor 2016 - 08:28
Seanca e parë, që do të nis në orën 10:00, do t’i dedikohet rastit të vdekjes së aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Ndërkaq, me fillim nga ora 15:00, do të nis seanca e dytë plenare ku në rend dite do të jenë 6 pika diskutimi.
Rendi i ditës
1. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e 1 (një) anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Medie,
2. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga tetë deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës,
3. Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar sipas kërkesës së deputetes Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga nëntë deputetë tjerë nënshkrues lidhur me detyrimet e mundshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
4. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës penale,
5. Votimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2015,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për akreditim.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...