20 Dhjetor 2016 - 07:28
Hetimi ndaj tij është duke u zhvilluar së bashku me zyrtarët e zbatimit të ligjit nga Shtetet e Bashkuara, Zvicra dhe Guineja, si pjesë e një shtytjeje botërore të udhëhequr nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) për të adresuar korrupsionin zyrtar në shtetet anëtare, raporton gazeta izraelite“Haaretz”.
“Beny Steinmetz zotëron një kompani minerare që kishte fituar të drejtat minerare në Guine. Ai dhe disa izraelitë të tjerë janë të dyshuar se u kanë dhënë ryshfet dhjetëra milionash zyrtarëve në Conakry, kryeqyteti i Republikës së Guinesë, në këmbim për ndihmën e tyre që këta biznesmenë të arrijnë interesat e tyre biznesore në këtë lokacion”, thuhet në një raportim të kësaj gazete.
Koha Ditore të hënën ka kontaktuar zyrtarë të “Ferronikelit” në Kosovë. Ata nuk kanë dashur të deklarohen për media. Punëtorët e kësaj kompanie fillimisht kanë thënë se Steinmetz ka vetëm 9 për qind të aksioneve, ndërsa me vonë kanë telefonuar gazetën dhe kanë thënë se ai nuk ka të bëjë asgjë me “Ferronikelin”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...