Foto ilustrim

Prishet uniteti i Listës Serbe

20 Dhjetor 2016 - 06:59      

Shkarkimi i ministrit Ljubomir Mariq ka prishur unitetin brenda përfaqësuesve serbë, të cilët deri më tani kanë vepruar të bashkuar rreth Listës Serbe.

Mariqi është shkarkuar pas shoqërimit që i bëri Marko Gjuriqit gjatë hyrjes ilegale në Kosovë.

Pavarësisht thirrjeve të bashkëkombësve të vet, Mirjana Jevtiq të martën ka nisur punën në krye dikasterit të Pushtetit Lokal, shkruan sot Koha Ditore.

Ky veprim ka irrituar Listën Serbe, e cila përmes Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë ka paralajmëruar se kjo nuk do të kalojë pa pasoja.

Edhe pse veprojnë në kuadër të Listës Serbe, dy rrymat politike ekzistojnë brenda saj - njëra me shefin e tashëm të Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Marko Gjuriq, dhe tjetra me ish-përfaqësuesin e Serbisë në Kosovë, Aleksandar Vulin. Mediet serbe kanë raportuar se Jevtiq vjen pikërisht nga radhët e Partisë së Vulinit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...