Kopac: Linja e interkonjeksionit, peng i marrëveshjes teknike për veriun

20 Dhjetor 2016 - 06:34      

Linja e interkonjeksionit 400 kilovolt Shqipëri - Kosovë është peng i një marrëveshjeje teknike për veriun e Kosovës e shndërruar qëllimisht nga pala serbe në ngërç politik.

Ndërkohë Komisioni Evropian po tenton të zgjidhë problemin e linjës, por me një kusht politik.

Kështu ka deklaruar të hënën, në Tiranë, drejtori ekzekutiv i Sekretariatit të Komitetit Evropian të Energjisë, Janez Kopac, ku ka prezantuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese në Kuvendin e Shqipërisë, Raportin vjetor të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

“Serbët me shumë zgjuarsi bindën organizatën e transmetuesve evropianë (ENSO-E) të vinte kusht që veriu i Kosovës të furnizohej me energji nga një transmetues serb. Në këtë mënyrë u politizua një çështje mjaft teknike. Tashmë organizata e transmetuesve e di që kjo nuk qe një zgjidhje e mirë dhe po kërkon mundësinë për ta ndryshuar këtë marrëveshje, duke e hequr këtë kusht politik. Për momentin nuk mund të them se është gjetur një zgjidhje. Është një problem i madh që ne po përpiqemi ta zgjidhim me Komisionin Evropian dhe ENSO-E”, deklaroi në Tiranë Janez Kopac. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...