Energjia, mjedisi dhe sundimi i ligjit fokus i MCC-së

19 Dhjetor 2016 - 22:57      

Edhe pse ende nuk dihet vlera totale e investimeve që do të mund të fitonte Kosova nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) , tashmë dihen se tri fushat në të cilat mund të fokusohet fondi nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit janë energjia, mjedisi dhe sundimi i ligjit.

Kështu ka thënë koordinatori i kësaj Korporate në Kosovë, Petrit Selimi gjatë emisionit “Ekonomia me Erëzën”, të KTV-së.

“Fushat në të cilat do të angazhohet MCC-ja do të jetë energjia, sundimi i ligjit dhe perceptimi që kemi për korrupsionin, si dhe fusha e tretë është ajo ambientale duke përfshirë edhe ujin:, tha Selimi, transmeton Koha.net.

Selimi pos tjerash ka thënë se parim esencial për MCC-në është zhvillmi ekonomik dhe shtyllë për këtë është sektorin private.

Kosova është parakualifikuar për programe të MCC-së në nëntor të 2015, ndërsa projektet e para të aprovohen dhe fillojnë së implementuari gjatë 18 muajve të ardhshëm.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...