19 Dhjetor 2016 - 22:40
Kështu është shprehur koordinatori i kësaj Korporate në Kosovë, Petrit Selimi në emisionin “Ekonomia me Erëzën”.
Selimi ka treguar se Kosova ka ra për një kategori më poshtë, nga ai “Compact” në “Threshold”.
Më këtë lënë të kuptoj se shumë maksimale që mund të përfitoj Kosova nga MCC-ja është 45 milionë dollarë amerikanë, e jo 500 milionë sa mund të pretendonim në nivelin “Compact”.
“Marrëveshja fillestare ka qenë për ‘Compact’, por kjo nuk do të thotë që ne i kemi humbur këto mjete, pasi që asnjëherë nuk i kemi pasur në dorë ato. Dhe javën e kaluar bordi i MCC-së i ka ndryshuar hapat për Kosovën dhe na ka ofruar programin ‘Threshold’ i cili është më i ultë se ‘Compact’ por implementohet më shpejt”, u shpreh Selimi, transmeton Koha.net.
Kujtojmë që edhe kryeministri i vendit Isa Mustafa kishte proklamuar se Kosova do mund të përfitojë 200 deri 400 milionë dollarë amerikanë nga ky fond.
Në raportet e fundit të Transparency International Kosova është radhitur në mesin e vendeve me shkallën më të lartë të korrupsionit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...