19 Dhjetor 2016 - 20:53
Në panelin e parë “Pushteti, korrupsioni dhe mashtrimet” u shqyrtua se si dhe pse qeveritë janë pështjelluar në praktikën korruptive përderisa në anën tjetër aktivistët janë përpjekur t’i ndalojnë.
Drejtori i Institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku i cili njëherësh njihet edhe si aktivist i shoqërisë civile, theksoi se Kosova përballet me korrupsion, siç tha ai, “të fokusuar”.
Sipas tij, në Kosovë korrupsioni është i lidhur me vendimet të mëdha në nivelit politik të lartë.
“Korrupsioni është i madh, ka shumë korrupsion, por është i fokusuar, është tërësisht e pazakonshme në Kosovë të korruptosh një polic ose një mësues, ose ndoshta edhe një zyrtar publik të nivelit të ulët, por korrupsioni është i lidhur më vendime të mëdha në nivelin politik të lartë, e që ka ta bëjë më përfitimet publike më të larta, pra në radhë të parë është i ndërlidhur me prokurimin publik dhe me punësimin publik. Prokurimi publik apo paraja që qeveritë e japin përmes tenderëve e bën 1/5 e gjithë vlerës ekonomike të Kosovës”, ka thënë ai.
Korrupsioni shihet si një çmim i garimit gjatë votave, thotë Abdixhiku.
Sipas tij, nuk ka më konkurrencë mes partive politike për ta luftuar korrupsionin por konkurrencë për të drejtën mbi përfitimet e korrupsionit.
“Partitë politike nuk e shohin korrupsionin si objektiv për ta luftuar atë por e shohin si një çmim të garimit gjatë votave. Pra, nuk kemi më konkurrencë mes partive politike për të luftuar korrupsionin por kemi konkurrencë për me pas të drejtë në përfitimet e korrupsionit. Votuesit dhe përkrahësit e këtyre partive në masë të madhe pra e shohin korrupsionin, pra si mundësi e bastdhënies, në rast të bastit të mirë, fillojnë edhe privilegjet, fillojnë punësimet familjare dhe kështu kemi cikle të ndryshimeve të përfituesve, por gjithmonë tu e mbajt kulturën e njëjtë, pra është bërë normë shoqërore, është bërë pjesë e zakonshme”, përfundoi Abdixhiku.
Cila është lidhja mes komunitetit ndërkombëtarë në Kosovë dhe klasës korruptive?
Klasa korruptive në Kosovë ka lidhur martesë me komunitetin ndërkombëtarë në Kosovë.
Kështu u shpreh drejtori i Institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku njëherësh edhe aktivist në panelin e organizuar nga festivali Dokufest, nën temën “Pushteti, korrupsioni e mashtrimet”.
Abdixhiku tha se kjo martesë mund të jetë e paqëllimshme mirëpo ekzistente.
“Shtylla e tretë dhe e fundit e diskutimit tim ka të bëjë me një martesë të çuditshme që kjo klasë korruptive në Kosovë ka ndërtuar me komunitetin ndërkombëtar në Kosovë, është martesë ndoshta e paqëllimshme por që ekziston dhe për të kuptuar këtë martesë të paqëllimshme, por ekzistente në Kosovë duhet kuptuar prioritetet e të dy palëve”, ka thënë ai.
“Për prezencën ndërkombëtare në Kosovë në listën e prioriteteve më i larti është stabiliteti politik i Kosovës dhe në veçanti stabiliteti rajonal, pra gjëja e fundit që një prezencë ndërkombëtare do të donte nga Kosova është kthimi që kanë karakterizuar këtë regjion jo shumë larg nga sot dhe në nevojë për të bërë këtë prioritet të mundshëm tyre ata kanë bashkëpunuar me, me siguri në baza praktike dhe efektive për planin e tyre me njerëz që munden me dhënë këtë stabilitet, mirëpo njerëzit që e japin këtë stabilitet janë njerëzit e njëjtë që e bëjnë destabilitetin politik dhe ekonomik në Kosovë dhe këtë destabilitet apo kërcënim për destabilitet ata e kanë shit vazhdimisht para prezencës ndërkombëtare në Kosovë si pjesë e pazarit të qëndrimit të tyre dhe kështu e kemi një pajtueshmëri të plotë”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...