Thaçi krenohet se Kosovën e kanë njohur 82 % e vendeve të BE-së

19 Dhjetor 2016 - 20:48      

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar suksesin e shënuar nga xhudistja Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike “Rio 2016”, për të cilën tha se është Ambasadorja më e mirë e Kosovës, që bëri krenarë të gjithë, duke e fituar medaljen e artë.

Presidenti Thaçi bëri këtë vlerësim në hapjen e Konferencës së katërt të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, raporton KosovaPress.

“Institucionet e Kosovës janë duke bërë çdo gjë, që sfidat e deritashme të tejkalohen”, ka thënë Thaçi dhe ka shtuar se të shohim ku ishim dhe ku jemi.

“Kemi arritur të artikulojmë një politikë të jashtme të qartë. E kemi bërë të qartë se e ardhmja e Kosovës është anëtarësimi në BE dhe NATO. Kosova brenda më pak se një dekade nga konsolidimi i shtetësisë, ka arritur suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare. Është njohur nga 82 për qind e shteteve anëtare të BE-së. Kemi qenë të suksesshëm edhe në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare, si Konventa e Arbitrazhit etj. Viti 2016 ka qenë veçanërisht i suksesshëm në arenën ndërkombëtare sportive. Ambasadorja më e mirë e Kosovës Majlinda Kelmendi na bëri të gjithëve krenar, duke e fituar medaljen e artë”, ka thënë presidenti Thaçi, që në fillim të mandatit të kësaj qeverisje drejtoi Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Thaçi nuk ka folur për njohjet që i munguar vendit kur ai erdhi në krye të MPJ-së. Megjithatë, s’ka lënë pa përmendur se marrëdhëniet e veçanta me SHBA-të, BE-në dhe NATO-n janë thelbi i politikës sonë të jashtme.

Ndryshe, Konferenca do të zgjasë deri më 23 dhjetor 2016, ku qëllimi i Konferencës është nxjerrja dhe përgatitja e planit të MPJ-së për 2017, i cili duhet të jetë në përputhje me planin dhe prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...