19 Dhjetor 2016 - 19:44
1 vit pasi telashet nuk janë më me opozitën, por mes vetë partnerëve të koalicionit.
Për 22 dhjetor është vendosur të mbahet seancë ku do të jetë në lexim të parë buxheti i Republikës për vitin 2017, por PDK-ja vazhdimisht deri tash ka kërcënuar se nuk do ta votojë nëse nuk pranohen kërkesat për ndryshimin e përmbajtjes së tij.
Petrit Zogaj nga lëvizja “FOL”, thotë se kur mungojnë “armiqtë” e jashtëm, fillojnë të gjenden ata të brendshmit.
Ndërkohë, Valmir Ismaili nga “Demokracia Plus”, ka thënë se është mirë që të zhduket praktika e miratimit të buxhetit në të dy leximet për një ditë.
Ditë më parë, kryetari i komisionit Naser Osmani kishte deklaruar se pas votimit të parë të buxhetit komisionit i duhen së paku pesë ditë kohë t’i shqyrtojë kërkesat.
Nëse ndodh kështu atëherë i bie që buxheti të votohet të enjten e fundit të 2016-s.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...