19 Dhjetor 2016 - 19:23
Steinmetz dyshohet se kishte korruptuar zyrtarë të Guinesë dhe kishte pastruar para.
Shtëpia dhe zyra e tij u bastisën të hënën, derisa gjykata ia përcaktoi masën e arrestit shtëpiak për dy javë, përcjell Kohavision. Pasaportat e tij izraelite e franceze janë konfiskuar, derisa 180 ditë nuk guxon të largohet nga vendi.
Biznesmeni është pronar i një kompanie të minierave, “BSG Resources” e cila ka të drejtën e gërmimit në Guine. Ai bashkë me izraelitë të tjerë dyshohen se i paguan miliona dollarë zyrtarët që këta të fundit t’i ndihmojnë në biznes.
E, në hetim po marrin pjesë edhe forca të rendit të SHBA-së, Zvicrës e Guinesë. Steinmetz e kishte blerë Feronikelin në vitin 2004 bashkë me
Alexander Mashkevich, hebre kazak, i cili ka edhe nënshtetësi izraelite.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...