19 Dhjetor 2016 - 19:20
“E ftoj që të kthehet në partinë e tij, sepse Nisma për Kosovën më nuk ekziston”, ka thënë Lladrovci, tash kryetar i Drenasit.
E në distancë, përmes KTV-së, i është përgjigjur Isa Xhemajlaj.
“Unë kthehem në PDK kur Ramiz Lladrovci të kthehet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës”, ka thënë ai duke ia kujtuar partinë e tij të parë.
Sidoqoftë, Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të ruajë dominimin në Drenas, duke fituar zgjedhjet pas balotazhit. Ka qenë hera e parë që tani partia e udhëhequr nga Kadri Veseli nuk ka fituar zgjedhjet në rundin e parë.
Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, ka arritur të fitojë 14 mijë e 242 vota ose 62.69 për qind. Lladrovci ka premtuar se do të përmbushë programin e tij për këta 9 muaj, sa është ky mandat qeverisës, deri në zgjedhjet e rregullta në fund të 2017-ës.
Qytetarët e Drenasit kanë dalë në rrugë për të festuar këtë fitore të PDK-së, menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit. Për kundërkandidatin e tij, Lladrovci ka pasur një porosi.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit janë zhvilluar pas plotfuqishmërisë për dënimin e ish-kryetarit, Nexhat Demaku, i dënuar në Grupin Drenica.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...