Polemika rreth mënyrës së caktimit të seancës së jashtëzakonshme për Astrit Deharin [video]

19 Dhjetor 2016 - 19:13      

24 mijë qytetarë kërkuan seancë për vdekjen e dyshimtë të aktivistit të ‘Vetëvendosjes’, Astrit Dehari, në qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Por, kjo nuk i bindi partitë në pushtet që të thërrisnin seancë, derisa opozita nuk i mblodhi dot 40 nënshkrime të deputetëve.

Mes shumë debatesh e tensionesh, në kryesi u mor vendimi të cilin kreu i Kuvendit e quajti të rëndë, raporton KTV.

Ai tha se pavarësisht kundërshtimeve nga nënkryetarja Aida Dërguti, seanca e jashtëzakonshme e thirrur për Astrit Deharin do të mbahet nesër.

Por, për Aida Dërgutin, vendimi për caktimin e kësaj seance është në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit, është i paligjshëm, pasi sipas saj, u mor pa asnjë kërkesë me shkrim.

Për shefin i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, është për t’u çuditur fakti se si kryesia e Kuvendit injoroi peticionin e qytetarëve të Kosovës për të debatuar për këtë çështje.

Por, Zenun Pajaziti, shef i deputetëve të PDK-së, tha se nuk kanë mundur të mbajnë seancë me parë meqë nuk kishin mjaftueshëm informacione.


Polemika rreth mënyrës së caktimit të seancës... by kohanet
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...