19 Dhjetor 2016 - 18:36
Procedurat Standarde të unifikuara, krijojnë bazën e zbatimit të Protokolleve Bilaterale mes Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi: “Mbi intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe përmirësimine identifikimit, njoftimit, referimit dhe kthimit vullnetar të asistuar të viktimave, apo viktimave të mundshme të trafikimit, me fokus të veçantë te fëmijët”, duke plotësuar kështu marrëveshjet mes vendeve për “Bashkëpunimin Policor Ndërkufitar”.
Hartimi dhe dakordësimi i kësaj Procedure të Unifikuar Standarde Veprimi për identifikimin, njoftimin dhe referimin për bashkëpunimin ndërshtetëror në menaxhimin e rasteve, vjen si rezultat i studimeve të kryera në Shqipëri dhe Kosovë, mbi gjendjen e fëmijëve në lëvizje dhe nevojës së tyre për mbrojtje, ndërmarrë nga partnerët e projektit “Mario– Mbrojtje për fëmijët në Lëvizje nga organizatat,TerreDesHommes, Shqipëri dhe Kosovë dhe Save the Childen. Nga këto gjetjekanë dalë një sërë rekomandimesh konkrete përfshirë masat që duhen marrë nga autoritetet përgjegjëse të secilit vend për zbatimin me efikasitet të Marrëveshjeve të Bashkëpunimit ndërkufitar.
Lëvizjet e pasigurta të fëmijëve dhe familjeve ndërmjet kufijve të rajonit përfshirë Shqipërinë, Malin e ZI, Kosovën, Maqedoninë dhe Greqinë, ka çuar në shfrytëzim të fëmijëve, apo dhe në shfrytëzim për punë të detyruar, lypje dhe trafikim, fenomene që mbeten shqetësuese pavarësisht masave të marra nga secili vend, për parandalimin e shfrytëzimit të fëmijëve, apo lypjes brenda dhe jashtë kufijve.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje kanë marrë pjesë edhe Autoritetet Kombëtare kundër trafikimit me qenie njerëzore të tri vendeve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...