FSK-në e viziton një gjeneral gjerman me nam

19 Dhjetor 2016 - 18:10      

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ka pritur në vizitë në Regjimentin e Mbrojtjes Civile, gjeneralin me katër yje, Volker Wieker, shef i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë.

Me këtë rast, gjeneral Rama e ka njoftuar nga afër gjeneralin gjerman Wieker me zhvillimin dhe profesionalizimin e FSK-së deri në këtë fazë, si për synimet e Forcës drejt përvetësimit dhe aplikimit me sukses të standardeve të NATO-s, me të cilat standarde zhvillohen dhe operojnë shumica e vendeve perëndimore.

Nga ana e tij gjenerali Wieker përgëzoi, gjeneralin Rama për angazhimin dhe përkushtimin e treguar gjatë ngritjes dhe zhvillimit të FSK-së, të një Force e cila i nënshtrohet kontrollit demokratik civil, force në shërbim për të gjithë qytetarët e vendit, po ashtu një Forcë e hapur për bashkëpunim regjional dhe më gjerë. Me këtë rast Shefi i Forcave të Armatosura të Gjermanisë shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit si dhe kontributin e ushtrisë gjermane për ngritjen dhe profesionalizimin e më tejmë të FSK-së.

Me këtë rast, Komandanti i Ushtrisë gjermane Volker Wieker pa nga afër demonstrimin dhe pajisjet e njësisë së kërkim shpëtimit në Qendrën e Trajnimit për Kërkim Shpëtim të FSK-së në kazermën e Pomozotinit, qendër kjo e cila synon të jetë edhe qendër rajonale për trajnim nga fusha e kërkim shpëtimit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...