Foto: Reuters / ilustrim

Qeveria përshëndet aksionin për arrestimin e 59 policëve të dyshuar për korrupsion

19 Dhjetor 2016 - 17:39      

Qeveria e Kosovës ka përshëndetur aksionin e Inspektoratit Policor të Kosovës dhe organeve tjera shtetërore, i cili rezultoi me ndalimin e 59 zyrtarëve policorë nën dyshimin se janë përfshirë në vepra korruptive.

Duke mos dashur që të ndikojë në asnjë formë në punën e organeve kompetente kushtetuese dhe ligjore, Qeveria e Kosovës vlerëson se këto veprime ligjore janë dëshmi e përkushtimit të pakompromis të institucioneve të Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Qeveria e Kosovës konsideron se veprimet e ndërmarra nga Inspektorati Policor dhe organet tjera shtetërore ndaj zyrtarëve të Policisë, nuk e zbehin besimin e qytetarëve te Policia, përkundrazi dëshmojnë profesionalizmin dhe përkushtimin e plotë të saj për luftimin e dukurive negative dhe ruajtjen e integritetit të Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë, raporton Koha.net.

Qeveria e Kosovës thekson mbështetjen e saj për të gjitha organet kompetente për të trajtuar këto raste në përputhje të plotë me aktet kushtetuese dhe ligjore, duke vënë para drejtësisë kryesit e akteve korruptive kudo që ata veprojnë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...