KPS diskutoi prioritizimin e masave të përzgjedhura në Programin e Reformave në Ekonomi ’17-‘19

19 Dhjetor 2016 - 17:36      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, si kryesues i Komisionit për Planifikim Strategjik mbajti takimin e radhës të Komisionit për Planifikim Strategjik për të diskutuar Prioritizimin e masave strukturore të Programit për Reforma Ekonomike 2017 – 2019.

Qeveria e Kosovës për herë të tretë do t’i dorëzoj Komisionit Evropian Programin e Reformave në Ekonomi si pjesë e dialogut për qeverisje ekonomike ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Ky program mbulon periudhën afatmesme tri vjeçare, që duhet të përfshijë: kornizën makro-fiskale dhe politikat fiskale, duke përfshirë masat mbështetëse fiskale dhe një agjendë gjithëpërfshirëse të reformave strukturore duke pasqyruar politikat publike lidhur me menaxhimin e financave publike; energjia, transporti dhe telekomunikacioni; zhvillimet sektoriale; mjedisi i të bërit biznes dhe ulja e ekonomisë jo-formale; hulumtimi dhe inovacioni; tregtia e jashtme dhe lehtësimi i investimeve; arsimi dhe shkathtësitë; punësimi dhe tregu i punës; përfshirja sociale, ulja e varfërisë, dhe mundësitë e barabarta. Programi për Reforma në Ekonomi shërben si mjet në procesin e identifikimit dhe implementimit të reformave të duhura në Kosovë, pra atyre me ndikim të drejtpërdrejtë në tejkalimin e sfidave zhvillimore.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi i çështjeve specifike të cilat kërkojnë shqyrtimin dhe dakordimin e nivelit politik rreth prioritizimit të masave të përzgjedhura në Programin e Reformave në Ekonomi 2017 – 2019.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe anëtarët e Komisionit për Planifikim Strategjik, zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, ministri i Financave, Avdullah Hoti, njëherësh koordinator kombëtar i procesit për hartimin e Programit për Reforma në Ekonomi, ministri i MASHT-it, Arsim Bajrami, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, zëvendësministrja e Integrimit Evropian, Anila Statovci Demaj dhe zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj, të cilët kanë shprehur mendimet e tyre në prioritizimin e 20 masave finale të Programit të Reformave në Ekonomi.

Dokumenti final i Programit të Reformave në Ekonomi, do t’i dorëzohet Komisionit Evropian në fund të janarit 2017 dhe deri atëherë ky dokument përpos dakordimit dhe finalizimit do të shkoj edhe në konsultime publike te të gjithë akterët relevant duke përfshirë shoqërinë civile, komisionin parlamentar për zhvillim ekonomik, komunitetin e bizneseve dhe përfaqësuesit e odave ekonomike në Kosovë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...