Çelaj: Mbështetja nga Caritas Kosova ndihmon në riedukimin dhe risocializimin e të burgosurve

19 Dhjetor 2016 - 16:38      

Zëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj ka marrë pjesë në përmbylljen e projektit tre vjeçar “Ri-integrimi i të burgosurve pas lirimit” me theks të veçantë femrat e burgosura dhe të miturit që ndodhen në Qendrën Korrektuese në Lipjan, projekt ky i mundësuar nga Caritas Kosova në bashkëpunim me QK në Lipjan.

Çelaj e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm këtë projekt të mbështetur nga Caritas Kosova në procesin e riedukimit dhe risocializimit të personave të burgosur në këtë Qendër.

Zëvendësministri i Drejtësisë tha se pas arritjes së riedukimit dhe risocializimit, të burgosurit do të jenë shumë më të kujdesshëm me veprimet e tyre dhe në të ardhmen ata do të sillen në pajtim me ligjin si dhe do të ketë sjellje shumë më të mira si në shoqëri ashtu edhe në familje.

Ministria e Drejtësisë dhe Caritas Kosova kanë nënshkruar Marrëveshjen e Mirëkuptimit për periudhën tre vjeçare 2013 – 2016, e cila përfundon me një filmin dokumentar mbi të drejtat e ri-integrimit. Ky projekt ka pasur për qëllim furnizimin e QKL-së me pajisje për rrobaqepësi dhe floktari si dhe trajnimin e femrave dhe të miturve, të cilat janë realizuar për periudhën e paraparë.

Përveç këtyre aktiviteteve, Caritas Kosova ka përkrahur edhe shumë aktivitete me të mitur si ato sportive, artistike por edhe ka ndihmuar në furnizimin me gjëra të nevojshme të cilat kanë ndikuar në procesin e riedukimit dhe risocializimit të personave të burgosur.

Zëvendësministri Çelaj ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj Caritas Kosova për mbështetjen e ofruar duke shpresuar që ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...