19 Dhjetor 2016 - 15:58
Hoxhaj e falënderoi ambasadorin Hammer për kontributin e deritashëm të Australisë në shtet-ndërtimin dhe proceset e integrimit euro-atlantik të Republikës së Kosovës. Të dy shkëmbyen pikëpamjet e tyre në lidhje me zhvillimet në nivel global dhe reflektimet e mundshme në Evropë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ai shprehu interesin e Republikës së Kosovës që të intensifikohen marrëdhëniet dy-palëshe më Australinë në rrafshin politik dhe sidomos në atë ekonomik duke folur për sektorë që janë të interesit të përbashkët për të dyja vendet. Po ashtu, Ministri Hoxhaj kërkoi mbështetjen e Australisë në lobimin për njohje të reja dhe për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Ambasadori Hammer shprehu gatishmërinë e Australisë për mbështetje ndaj Kosovës dhe për intensifikimin e marrëdhënieve.
Ministri dhe ambasadori ranë dakord për disa aktivitete të përbashkëta mes Kosovës dhe Australisë në fusha të interesit të përbashkët, gjatë vitit kalendarik 2017.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...