A mund të jenë model Holanda e Belgjika për Kosovën e Malin e Zi

19 Dhjetor 2016 - 15:49      

Holanda dhe Belgjika kanë arritur marrëveshje për zgjidhe paqësore të kufirit shtetëror, transmeton Koha.net.

Sipas marrëveshjes, njofton al jaazera, territori i Holandës do të rritet, ndërsa ai i Belgjikës do të zvogëlohet. Dy shtetet, anëtare të Bashkimit Evropian dhe të NATO -s kanë bërë këmbimin e territorit në luginën e lumit Meuse.

Në rrugën nga deti, Meuse ka krijuar kufirin ndërshtetëror natyror.

“Lumenjtë gjithmonë kanë qenë kufij. Sidomos në këtë rajon. Lumi Meuse gjithmonë ka qenë kufi”, thotë arkivisti Jacques Van Rensch.

Për këtë lumë nuk ka pasur konteste derisa nuk iu ndërrua rrjedha. Kjo u bë në vitin1830 Belgjika arriti pavarësinë nga Holanda. Belgjika në një pjesë të territorit të vet mund të shkonte vetëm përmes shtetit fqinj.

Territori ka sipërfaqe prej 15 fushash të futbollit.

Sipas planit të ri shtetet në mënyrë paqësore e kanë ndryshuar kufirin.

Marrëveshja hyn në fuqi në janarin e vitit 2018.

Këtë marrëveshje s’e kishte kërkuar BE siç po kërkon në rastin e Kosovës me Malin e Zi, ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion , i njërin nga kushtet për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë.

Ndoshta deri në vitin 2018 do të plotësohet edhe ky kusht i BE-së dhe Kosova e Mali mund të merren ves për kufirin, përkatësisht pozita dhe opozita e vendit rreth kufijve shtetërorë me Malin e Zi. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...