
19 Dhjetor 2016 - 15:23
EULEX-i dhe autoritet serbe që disa vite janë duke hetuar për krimet e bëra gjatë luftës në Kosovë.
Në lidhje me këtë EULEX-i dhe Komisioni serb për Refugjatët dhe Migrantët po kryejnë gërmime për të kërkuar për mbetjet e njerëzve që u ekzekutuan apo janë zhdukur për shkak të këtyre krimeve.
Me qëllim që t’i jep mbështetjen finlandeze në këtë aspekt, ambasadori Pertti Ikonen nënshkroi një marrëveshje me përfaqësuesit e Komitetit serb për Refugjatët dhe Migrantët më 15 dhjetor 2016 në Beograd, bëri të ditur përmes një komunikate Ambasada e Finlandës në Kosovë.
Mbi 1.600 persona ende mungojnë si pasojë e luftës në Kosovë. Me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës gërmimet e filluara më herët janë duke vazhduar.
Qeveria e Finlandë e konsideron me rëndësi të madhe që Kosova dhe Serbia, në bashkëpunim me EULEX-in, të vazhdojnë hetimet e krimeve të luftës dhe fatit të personave të zhdukur, dhe se dy vendet të arrijnë bashkëpunim bilateral gjyqësor dhe policor sa më parë.
Aktualisht mungesa e bashkëpunimit ndemjet Kosovës dhe Serbisë është faktori kryesor që pengon këto hetime.
“Hetimet mbi fatin e personave të zhdukur është jetike për familjet e tyre”, ka thënë Anne Huhtamäki, ambasadorja finlandeze në Kosovë.
Detyrat e EULEX-it përfshijnë forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe hetimin e krimeve të luftës. Ka disa ekspertë finlandezë që punojnë për EULEX-in në sektorët e gjyqësorit, policisë, mjekësisë ligjore dhe shërbimet korrektuese.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...