
19 Dhjetor 2016 - 15:17
Ai tha se pavarësisht kundërshtimeve nga nënkryetarja Aida Dërguti, seanca e jashtëzakonshme e thirrur për Astrit Deharin do të mbahet nesër.
“Është tensionuar situata pse mos të debatohet në kuvend. Nëse ka të dyshuar, këtij rasti do t’i shkojmë deri në fund. Po le të harron dikush që politikisht do të përfitojë në tragjedi të tilla”, ka thënë Veseli.
Veseli ka shtuar se mbajtja e seancës ka qenë e pamundur deri më tani, pasi që sipas tij nuk ka pasur raport zyrtar për rastin Dehari.
“Sot me 40 nënshkrime të deputetëve, kemi pasur një reagim që nuk i ka hije institucionit. Kam kërkuar që të vjen kolegia Dërguti të bashkëbisedojmë. S’kemi pranuar seancë të jashtëzakonshme pa e pasur raportin zyrtar për rastin. Është tensionuar situata pse mos të debatohet në kuvend”, tha Veseli, transmeton KP.
Ai tha se peticioni me nënshkrimet e qytetarëve “Drejtësi për Astritin’, nuk adresohet për kryesinë dhe mbajtjen e një seance parlamentare.
“Sot të gjitha veprimet e marra janë konform ligjeve në fuqi. Më vjen keq që po dalim kaq shumë të përçamë. Dikush për luftë për pushtet nuk ndalet dhe në tragjedi me të rënda”, u shpreh kreu i Kuvendit.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...