19 Dhjetor 2016 - 14:26
Duke e uruar për detyrën e re, Thaçi theksoi se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve janë të shkëlqyeshme dhe kërkoi vazhdimin e mbështetjes së Australisë për Kosovën.
“Ne do të punojmë edhe më shumë në forcimin e marrëdhënieve tona bilaterale. Presim mbështetjen tuaj për procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare”, ka thënë Thaçi, transmeton Koha.net.
Nga ana tjetër, ambasadori jorezident i Australisë në Republikën e Kosovës, Brendon Charles Hammer, premtoi se do të punojë për avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale.
Ambasadorin Hammer, presidenti e falënderoi edhe për mbështetjen që Australia i ka dhënë procesit të njohjes së shtetit tonë, duke e shtrirë ndikimin e saj tek shtetet mosnjohëse.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...