Dëshira Vrajolli Flankër merr timonin e komunës Vermdë në Suedi

19 Dhjetor 2016 - 11:35      

Shpresoj se mergimtarët shqiptarë do të inspirohen dhe do të ndjekun ëndërrat e të ardhmes së tyre.

Suedia është një vend fantastik me mundësi që rrallë ndonjë vend tjetër t’i ofron. Ndaj shpresoj edhe njëherë se bashkatdhetarët e mi do ta shikojnë gotën e mbushur përgjysmë duke vrejtur gjërat pozitive që kemi marrë nga Suedia.

Kështu shprehet Dëshira Vrajolli Flankër (37), nën e dy fëmijëve, kryetare e sapozagjedhur e komunës Vermdë afër Stokholmit, na shkruan Shuquri Sejdija nga ky vend.

Me profesion Dëshira është ekonomiste. Një kohë ka punuar për UC AB, ndërmarrje e të dhënave për kredidhënje. Pastaj punoi si shefe e shitjeve te allbolag.se, ishte si ndërmarrëse dhe kreu detyra për administratën tatimore.Në fushën e politikës ishte më aktive gjatë dy viteve të fundit: ishte delegate e kuvendit të komunës dhe kryetare e administratës komunale për ndërtim, ambient dhe mbrojtje shëndetësore.

Ndërkaq tani është zgjedhur kryetare e komunës Vermdë dhe që nga 1 janari i 2017-ës do të mbaj timonin e kësaj komune që shtrihet në arkipelagun e afërt të Stokholmit.

Komuna e Vermdës është një komunë e zhvilluar me afër 42 000 banorë. Është e njohur posaçërisht me industrinë e porcelanit dhe me bukuritë e rralla që ofron arkipelagu i Stokholmit.

Popullësia po rritet dhe infrastruktura nuk është e mjaftueshme. Si komunë kemi shtrirje të madhe gjeografike gjë që nënkupton sfida të mëdha për shëndetësi, shkolla dhe përkujdesje. Si shumë komuna tjera edhe ne duhet të ndertojmë objekte banimi, pjesërisht për rendin e pritjes për banim por edhe për shkak të situatës së krijuar nga ardhja e refugjatëve, thotë Dëshira Vrajolli Flankër, transmeton Koha.net.

Ajo beson në vizionin e saj.

Jam tepër e interesuar që shoqërisë ti shërbej me konstruktivitet, rregull dhe me masa afatgjate. Poashtu kam shumë dëshirë të punoj me njerëz dhe ndjehem e gëzuar që do ti prijë një organizate ku angazhimet individuale do të ndërtojnë një tërsi të fortë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...