BE i sugjeron Serbisë të mos e theksojë Kosovën rrezik për sigurinë e vendit

19 Dhjetor 2016 - 11:42      

Kanosjet dhe rreziqet që do të kërcënojnë Serbinë dhe qytetarët e saj gjatë dhjetëvjetëshit të ardhshëm do të harmonizohen me kërkesat e administratës së Brukselit, shkruan sot gazeta e Beogradit, “V.Novosti”, transmeton Koha.net.

Sipas akteve aktuale serbe, të miratuara më 2009, si sfidë më e madhe për sigurinë e Serbisë ishte theksuar, siç shprehet kjo gazetë, shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës e Metohisë.

Nga Brukseli qysh vjet kishin arritur sinjale sipas të cilave BE priste që Serbia të bëjë revidimin e Strategjisë së sigurisë kombëtare dhe të Strategjisë së mbrojtjes. Zyrtarët europianë presin që shteti të zbusë theksin që në këto dokumente i është vënë Kosovës , ndërsa therë në sy kanë edhe në përcaktimin për zhvillimin e marrëdhënieve të veçanta me Rusinë, vazhdon shkrimi i “Novostit”. Beogradit i është rekomanduar po ashtu që t’i dobësojë lidhjet me Banjallukën dhe që në të gjitha dokumentet e planifikimit dhe të mbrojtjes përfshirjen e BE-së ta theksojë si një qëllim më të rëndësishëm të politikës së jashtme.

“Grupi punues do t’i shqyrtojë të gjitha rreziqet dhe kërcënimet me të cilat ballafaqohet aktualisht Serbia. Ajo do të jetë përgjigje sistematike ndaj dukurive siç është kriza e e migrantëve, terrorizmi, ekstremizmi fetar ose pozicionimi ndaj ndaj luhatjeve globale. Këto janë çështjet më të rëndësishme për sigurinë e qytetarëve dhe të veprimit të ardhshëm të Ushtrisë së Serbisë”, thekson eksperti Millan Mijalkovski, e citon atë kjo gazetë, dhe vazhdon “nuk dëshiroj të paragjykoj rifreskimin e këtyre dokumenteve, por fshirja e rrezikut dhe kërcënimit që burojnë nga shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës, është e papranueshme”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...