Gjuriq kërkon që Jevtiq të mos bëhet ministre e Mustafës

19 Dhjetor 2016 - 10:27      

I ashtuquajturi drejtor i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq e ka ftuar sot Mirjana Jevtiqin, ish-zëvendësministre për Punë e Mirëqenie Sociale, të mos e pranojë postin e ministres në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) nga posti i të cilës është shkarkuar Lubomir Mariq, transmeton Koha.net.

Në këtë funksion Mirjana Jevtiq është emëruar me vendimin e kryeministrit Mustafa.

“Ftoj të gjithë përfaqësuesit e serbëve, të cilët për një grusht pushtet, në emër të popullit tonë, kanë marrë pjesë, bashkë me Thaçin e Mustafën, në ndërrimin e përfaqësuesve legjitimë në kohën kur ministrat serbë kanë ngrirë pjesëmarrjen në institucionet krahinore, që ta revokojnë këtë vendim”, ka thënë për “Veçernje Novosti” Marko Gjuriq.

Sipas tij, Mariq është ndërruar kundër dëshirës së përfaqësuesve të popullit serb në Kosovë, i cili, sipas Gjuriqit, e ka kryer mirë punën e vet.

“Përfaqësuesit serbë duhet të bisedojnë se si të zgjidhet ky problem por jo duke bërë bisedime e të fshehta me shqiptarët. E ftoj Jevtiqin të mos e pranojë emërimin”, ka thënë Gjuriq.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...