19 Dhjetor 2016 - 06:51
Një orë pas mbylljes së vendvotimeve, të dielën mbrëma ai ka dalë para medieve për të kumtuar triumfin në turin final të garës për kryetar të Drenasit.
Në paraqitjen njëminutëshe, ai ka gjetur kohë të flas edhe për citatin e tij “forca bën fuqinë”, të dhënë këtë javë në Rubikon të KTV-së, për të cilin nga publiku është përqeshur në masë, shkruan sot Koha Ditore.
“Kjo është ajo që e kam thënë, e që jeni tallur të gjithë”, ka thënë Lladrovci, para selisë së degës së Partisë Demokratike në Drenas. “Kjo është forca që e bëri fuqinë”.
Por, nuk është ajo fuqia që deri tash PDK-ja e ka pasur në këtë komunë.
Lladrovci është kandidati i parë i këtij subjekti politik që nuk e ka fituar garën në raundin e parë të zgjedhjeve. Madje, edhe në balotazh, ai nuk ka mundur ta mbërrijë përqindjen që në garën para kësaj për kryetar komune, kandidati i PDK-së e kishte mbërritur në rrethin e parë të votimit kundrejt të gjitha subjekteve politike.
Lladrovci është zgjedhur kryetar i komunës së Drenasit, në një proces votimi që ka konfirmuar se rezultati i turit të parë nuk ishte aksident. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...