Prokurimi elektronik, me defekte teknike dhe qasje të kufizuar në dokumente

19 Dhjetor 2016 - 07:08      

I gjithë procesi i tenderimit do të bëhet elektronik - nga faza e planifikimit e deri te nënshkrimi i kontratës nga janari i vitit 2017.

Por e-prokurimi nuk pritet të zgjidhë problemin me të madh që deri tash e ka përcjellë këtë proces, shkruan sot Koha Ditore.

Në mënyrën se si është dizajnuar ky sistem, ai nuk i ofron informata opinionit publik se çfarë saktësisht ndodh në proceset e blerjes përmes prokurimit. Opinioni publik edhe me këtë sistem nuk do të këtë qasje në kontrata - asnjë informatë nuk do të jetë publike as për çështjen e zbatimit të kontratave të lidhura.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile, duke vlerësuar iniciativën për prokurimin elektronik kanë shumë vërejte për mënyrën se si është dizajnuar ky sistem. Diana Metushi, nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka përmendur disa nga mangësitë e sistemit elektronik të prokurimit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...